Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

FSHF-ja u bllokon merkaton dy klubeve, zbardhen vendimet

VETEMSPORT 04.08.2025 3 minutes read
Tirana Skenderbeu

Komisioni i Disiplinës në FSHF, është treguar i ashpër me dy klube. Tiranës dhe Skënderbeut, u është bllokuar merkato për tre sensione, pasi nuk kanë paguar detyrimet e prapambetura.

Gjithashtu Dinamo është urdhëruar të shlyejë Dritan Mehmetin dhe Corrado Saccone, brenda një muaji.

VENDIMET:

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Mehmeti. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Corrado Saccone. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 31, datë 12.12.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Post navigation

Previous: ZYRTARE! Partizani rikthen sulmuesin Da Silva
Next: Partizani zgjedh trajnerin e ri

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.