
Finalja e Kupës në “Sunday League” mes FC Dajtit dhe FC Barrikadës është mbyllur mes skenave të turpshme dhe kaosit total në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ndeshja, e cila duhej të ishte një festë e futbollit amator, u ndërpre para kohe kur presidenti i FC Barrikadës zbriti në fushë dhe vendosi të tërhiqte skuadrën nga fusha në shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrit Mikele Dyrmishi, ndërsa u kap edhe me këtë të fundit.
SHIKONI VIDEON:
Shkak u bë akordimi i një penalltie në favor të FC Dajtit, moment që solli edhe zhbllokimin e rezultatit në 1-0. Ky vendim shkaktoi irritim të menjëhershëm në kampin e Barrikadës, duke çuar në tensione të ashpra që detyruan ndërhyrjen e forcave të rendit dhe sigurisë për të mbrojtur trupën e gjykimit.
Në shkallët e stadiumit nuk munguan koret dhe fyerjet, duke krijuar një atmosferë tejet të rëndë. Me tërheqjen e kundërshtarit, FC Dajti u shpall fitues i trofeut, por kjo fitore u njollos nga incidentet që treguan se tensioni i futbollit profesionist është përcjellë tashmë edhe në nivelet amatore.





