Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Futbollisti hero! Hyri mes flakëve për të shpëtuar të dashurën, po lufton me jetën

VETEMSPORT 04.01.2026 2 minutes read
tahirys-dos-santos-en-zijn-vriendin-coline

Nata e Vitit të Ri i kërkoi Tahirys Dos Santos, një prej talenteve të rinj të Metz, shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli.

Në vetëm pak sekonda, 19-vjeçari u përball me një zgjedhje jetike: të shpëtonte veten apo të kthehej për të ndihmuar të dashurën e tij të bllokuar mes flakëve. Ai nuk hezitoi.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë zjarrit në ambientin “Constellation” në Crans-Montana. Dos Santos ndodhej në katin përdhes dhe kishte arritur të dilte jashtë, duke qenë tashmë në siguri. Por në kaosin e krijuar, sapo kuptoi se e dashura e tij kishte mbetur brenda, ai u kthye menjëherë pas, duke u futur sërish në zjarr dhe tym për ta shpëtuar.

“Përtej faktit që është viktimë, ai është pa asnjë dyshim një hero,” deklaroi agjenti i tij, Christophe Hutteau, për BFMTV.

Sot, Tahirys Dos Santos po përballet me sfidën më të madhe të jetës së tij, larg fushave të blerta. Ai ndodhet i shtruar në një klinikë të specializuar në Gjermani, ku po trajtohet për djegie të rënda në kafkë dhe në pjesën më të madhe të trupit.

Klubi i Metz bëri të ditur se lojtari i tyre i ri “po lufton mes vuajtjesh”, ndërsa mjekët mbeten të rezervuar, pasi ditët e para janë vendimtare për të shmangur infeksionet. Megjithatë, ka shenja inkurajuese. “Fola shkurt me të, duke i thënë se të gjithë janë me të,” tregoi Hutteau.

Se kush është Tahirys Dos Santos, e tregon edhe reagimi i menjëhershëm i botës së futbollit. Klubi i Metz është tronditur nga ngjarja, por njëkohësisht është bashkuar rreth lojtarit dhe familjes së tij, duke treguar një solidaritet të rrallë.

Sipas agjentit të tij, në mbi 30 vite karrierë, një mbështetje e tillë është e pazakontë. Klubi po punon që, sapo të jetë e mundur, Tahirys të transferohet më pranë shtëpisë, në Spitalin Mercy, ku e pret një proces i gjatë rehabilitimi.

Historia e Tahirys Dos Santos nuk është vetëm një tragjedi, por dëshmi e karakterit dhe guximit të një të riu që, përtej futbollit, zgjodhi jetën dhe dashurinë.

Post navigation

Previous: Huazim me të drejtë blerjeje, mesfushori i Interit drejt Turqisë
Next: Asllanit i presin biletën, Ismajli vendimtar te goli i Torinos

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.