Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Lajme

Golat e shënuar në Elbasani-Vora

VETEMSPORT 19.02.2026 1 minute read

Elbasani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi triumfoi 2-1 ndaj Vorës, në sfidën e javës së 25-të në Superiore.

Verdheblutë vuajtën jo pak, por në fund ia dolën të marrin 3 pikë të rëndësishme, në luftën për kreun.

Ndeshja nisi mirë për Elbasanin, që kaloi në avantazh në minutën e 29-të, me golin e shënuar nga Olberkis.

Megjithatë, vetëm 10 minuta më vonë, Vora gjeti barazimin, falë supergolit të Kasallës. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa e dyta prodhoi disa raste për të dyja skuadrat.

Në minutën e 80-të, Elbasani fitoi penallti, mes protestave të shumta, pasi te Vora akuzonin për simulim.

Këtë 11 metërsh, Lleshi e ktheu në gol, për t’i dhënë avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij.

Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e tretë me 45 pikë, vetëm 3 pikë më pak se Vllaznia kryesuese. Vora mban vendin e shtatë me 26 pikë.

Post navigation

Previous: Golat e shënuar në Bylis-Vllaznia
Next: Goli i shënuar nga Mehmeti te Ipswich

Të ngjashme

gdfghf
  • Lajme

Dy golat e shënuar nga Vedat Muriqi

VETEMSPORT 09.04.2026
zxcsdgf
  • Lajme

Bruno Telushi shoqërohet nga Policia

VETEMSPORT 09.04.2026
SDGDFGH
  • Lajme

Kaosi në Burreli-Skënderbeu

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.