Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Lajme

Goli i shënuar nga Mehmeti te Ipswich

VETEMSPORT 19.02.2026 2 minutes read

Anis Mehmeti nuk ka humbur kohë për të treguar vlerat e tij te Ipswich Town, duke gjetur golin e parë me fanellën e re vetëm pak javë pas transferimit gjatë merkatos së janarit.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili u rreshtua si titullar në transfertën e vështirë ndaj Wrexham, shënoi golin e barazimit në minutën e 20-të të takimit.

Mehmeti u tregua i vëmendshëm në zonë, duke u pozicionuar saktë për të dërguar topin në rrjetë dhe për të rikthyer baraspeshën.

Ky gol mbart një peshë të veçantë për “Traktoristët”, pasi u realizua kundër një rivali direkt në garën për zonën play-off të Championship. Wrexham, klubi në pronësi të yjeve të Hollivudit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, është një nga skuadrat më me pretendime për t’u ngjitur në Premier League këtë sezon.

Norka Security

Për Mehmetin, ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionat, pasi 8 të tjerë i shënoi me Bristol City në pjesën e parë të edicionit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer që po e ndjek edhe në aventurën e re.

Post navigation

Previous: Golat e shënuar në Elbasani-Vora
Next: Momente paniku, Manaj aksidentohet me makinë. Zbulohet gjendja

LEXO EDHE:

hgfdhfgjs
  • Lajme

Goli i shënuar nga Muçi

VETEMSPORT 07.10.2026
Screenshot
  • Lajme

Shqipëri-Bjellorusi

VETEMSPORT 24.09.2026
sdfsdgsd
  • Lajme

Goli i Asanit ne Champions

VETEMSPORT 10.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.