
Ivan Gvozdenovic nuk e ka harruar Skënderbeun. I larguar një vit më parë, tekniku serb gjen kohën të ndjekë edhe ish-ekipin e tij, ndonëse është në stolin e Elbasanit.
Këtë të mërkurë, ai ndoqi nga afër ndeshjen mes Ilirisë dhe Skënderbeut, në Kategorinë e Parë.
Takimi u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” dhe Gvozdenovic, u pa në tribunë, pranë presidentit të korçarëve, Ardjan Takaj.
Gvozdenovic po bën një punë të shkëlqyer tek Elbasani, me të cilët kryeson renditjen në Superiore.
Dy sezone më parë, ai ia doli të kualifikojë edhe Skënderbeun në fazën “Final Four”.




