
Fredi Alvarez, pritet të rikthehet në kryeqytet brenda muajit shkurt, pas tragjedisë së rëndë familjare që pësoi pak kohë më parë.
Lojtari humbi tragjikisht vajzën e tij në prag të ndeshjes me Flamurtarin, ngjarje që detyroi udhëtimin e tij urgjent drejt Kosta Rikës.
Klubi bardheblu ka konfirmuar se i ka ofruar mbështetje maksimale lojtarit në këtë periudhë të vështirë emocionale. Rikthimi i tij në Shqipëri parashikohet të ndodhë pas 10 deri në 15 ditësh, por aktivizimi në fushë do të vlerësohet me kujdes nga stafi, duke respektuar gjendjen e tij shpirtërore.
Alvarez iu bashkua Tiranës më 2 janar, por vetëm 22 ditë më pas u godit nga kjo humbje e madhe.




