Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Humbja me Vllazninë, trajneri i Partizanit nuk kursehet ndaj lojtarëve

VETEMSPORT 13.09.2025 2 minutes read
bandicam-2025-09-13-21-26-06-387


Trajneri i Partizanit, Mlladen Milinkoviç, ka theksuar se kishte mbetur i zhgënjyer nga fakti se lojtarët e tij kishin pësuar gola edhe pse në teori kishin përgatitur gjithçka siç duhej për mënyrën e lojës së Vllaznisë.

“Fillimisht dua të përgëzoj Vllazninë për fitoren dhe së dyti dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për rezultatin. Kjo është padyshim diçka jo e mirë për ne. Ne shënuam vetëm një gol në tre ndeshje dhe për 5 minuta kemi shkatërruar të gjithë ndeshjen. Ky është momenti kur pëson në minutat e fundit, nuk është e mirë për lojtarët dhe nuk ndjehesh mirë. Por nuk duhet të dorëzohesh dhe duhet të vazhdosh deri në fund të ndeshjes.

Kishin shumë raste për të shënuar, në disa momente Hoxha ishte vendimtar dhe na shpëtoi. Por jam i mërzitur, se ata bënë gjithçka siç e pritnim, ata krijuan rastet nga momentet që provuam gjatë javës, dhe ky është problemi më i madh për mua. Nuk e dinim se kush do luante, por e dinim si do të luanin. Ishin shumë të rëndësishëm në çdo tranzicion dhe kjo është ajo që kemi punuar në këto ditë, e dinim që do ishin të rrezikshëm se kanë lojtarë shumë të mirë.

Ne deshëm të interpretonim lojën në një mënyrë. Në fund kaluam me tre, ndoshta për 10 minuta ishim në rregull por pas golit të dytë nuk funksionoi më.

Ne punojmë dhe u përgatitëm që Vllaznia përdorte hapësira mes linjave. Por problemi ishte koha e presionit në shumë situata. Sa i përket pjesës së menaxhimit, kishim situatë ku ta bënim 2-0. Kur nuk  shënon raste të pastra, edhe ekipi bie moralisht. Nuk është alibi. Do analizojmë ndeshjen, puna ime është të bëj gjithçka pas çdo ndeshje pavarësisht rezultatit, çfarë mund të bëjmë mirë e si të jemi në ndeshjen tjetër. E rëndësishme është se ku do të jemi në fund”, tha Milinkoviç për RTSH pas ndeshjes.

Post navigation

Previous: Vllaznia “shkatërron” Partizanin, 5 gola dhe festë në Shkodër
Next: Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt, ja gjendja e tij

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.