Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

I skadon kontrata në fund të 2025, Silvinjo zbulon “pasuesin” për stolin e Kombëtares

VETEMSPORT 10.09.2025 2 minutes read
Silvinjo

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u shfaq i kënaqur pas fitores ndaj Letonisë, duke theksuar se nuk është i shqetësuar për rastet e humbura nga sulmuesit, sidomos nga Armando Broja.

“Broja ka bërë një ndeshje shumë të kompletuar, nuk më shqetëson nëse shënon apo jo. Ka ndryshuar klub, vjen nga një dëmtim i vështirë, është i fortë dhe i gjatë. Do vijë momenti i tij, e rëndësishme është që punon për ekipin. Sot bëri shumë mirë.”

Ai pranoi se në minutat e fundit pati pak ankth për një gol të mundshëm nga letonët, por përgëzoi ekipin për lojën e zhvilluar. “Bëmë shumë mirë për 60 minuta, por e dimë që Letonia nuk hapet kurrë. Edhe me Serbinë ishte njësoj, mbeten në lojë deri në fund. Kjo solli pak shqetësim, por jam krenar për djemtë”, tha Silvinjo.

Sa i përket repartit ofensiv, trajneri u shpreh se golat do të vijnë me kohë. “Sulmi është pjesa më e vështirë, sepse hapësirat mbyllen. Por kemi Bajramin e Asanin me nga 6 gola, Manajn me 4, ndërsa Broja, Daku e Hoxha do të kenë momentet e tyre. Më e rëndësishme është që krijojmë raste”, nënvizoi ai.

Në fund, Silvinjo falënderoi trajnerin e Shpresave, Alban Bushi, për lojtarët e rinj të sjellë në ekipin A dhe la të hapur mundësinë që si ai, ashtu edhe Bulku, të jenë pjesë e së ardhmes së stolit kuqezi.

Kujtojmë se Silvinjo ka kontratë me FSHF-në deri në fund të vitit 2025.

Post navigation

Previous: Llogaritë/ Serbia ka një favor, por ja si kualifikohet Shqipëria
Next: Tifozët kërkojnë largimin, trajneri i Serbisë ju përmend Shqipërinë

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.