Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja
  • Të Tjera

Intervista e veçantë/ Duka: Më ka përfunduar kontrata me bashkëshorten, do e rinovojmë nëse…

VETEMSPORT 26.12.2025 4 minutes read
duka

Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.

Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

A festohet në familjen tuaj festa e Krishtlindjes? – I shfrytëzojmë të gjitha festat, edhe Krishtlindjen bëjmë ndonjë gjë, por jo shumë. Në fakt nuk bëjmë pushime, festë për të pirë dhe për të ngrënë po, por kohë për të bërë pushime nuk kemi mundësi.

Kam dëgjuar që fle shumë pak dhe nuk pushon kurrë, është e vërtetë? – Që fle pak është e vërtetë. Nuk pushoj, pushoj pak.

Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë pushime? – Në verë po, bëj pushime. Ndërsa pushime dimri, ose të shtunave dhe të dielave, pothuajse jo. Në verë mundohem të bëj, sepse më pëlqen deti dhe e shfrytëzoj pak.

Si duhet të të thërras sot, që ti të ndihesh sa më rehat dhe të jesh mirë? – Në familje më kanë thirrur Mondi, nëse do më thërrasësh Mondi, do më bësh një favor.

Nuk besoj se bëj gabim nëse them që duket se të pëlqen ushqimi? – Është konstrukti që tregon, jo vetëm që më pëlqen ushqimi, por unë nuk di nëse ka ndonjë ushqim që nuk e pëlqej. Jam klienti më i mirë për çdo lloj restoranti, sepse i ha të gjitha dhe i shijoj. Por në fakt, kjo që po shoh që po përgatitet më duket se e shijoj më shumë se të tjerat, sepse është më tradicionale dhe ne e kemi bërë në shtëpi tradicionalisht përsheshin.

Sa herë kam ardhur për të parë ndeshje në stadium, ushqimi më ka pëlqyer dhe e kam vlerësuar. A ka dikush që kujdeset që ushqimi të jetë cilësisht shumë i mirë atje? – E kemi prioritet ushqimin. Edhe kujdesi për t’u ofruar sa më shumë kualitet atyre që vijnë në stadium dhe, në fund të fundit, që e paguajnë atë vend, duhet të marrin të njëjtin shërbim. Më vjen mirë që të ka pëlqyer.

Ku jeton? – Ne jetojmë në Durrës prej 30 vitesh. Unë kam lindur dhe jam rritur në Shijak, ndërsa ime shoqe, Suela, ka lindur dhe është rritur në Durrës, është më qytetare se unë. Në korrik kishim 30-vjetorin që jemi bashkë dhe më kishte thënë që mbaron kontrata jonë këtu dhe do të shohim nëse do ta rinovojmë apo jo. Tani nuk e kemi rinovuar akoma dhe më ka thënë që ka rinovim automatik nëse do të shkojmë në Botëror. Kështu që Botërori është shumë i rëndësishëm për ne, jo vetëm për Federatën, por edhe për familjen.

Si e mendon, sa shanse kemi? – Për të qenë brenda kornizave të profesionit tim, ne kemi 25% probabilitet, sepse jemi katër skuadra me të njëjtin nivel dhe të katërta kemi nga 25%. Unë kam shumë besim dhe e kam pasur gjithmonë. Besimi im është real, nuk është thjesht dëshirë. Është real për nga niveli dhe skuadra që kemi, për atë çfarë ne kemi bërë, futbollistët në fushë i kanë të gjitha mundësitë.

Post navigation

Previous: “Tronditet” Partizani, titullari braktis të kuqtë
Next: E BUJSHME/ Asllani drejt transferimit në Premier League, anglezët “fitojnë” garën

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.