
E ardhmja e Etrit Berishës në futbollin profesionist mbetet e paqartë për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike.
Portieri 37-vjeçar, aktualisht pjesë e Haken në Suedi, ka bërë të ditur se po përballet me dhimbje të forta në shpinë. Sipas tij, ngarkesa e madhe e ndeshjeve dhe përdorimi i fushave me bar artificial kanë ndikuar negativisht në gjendjen e tij shëndetësore.

Berisha ka pranuar se sezonin e kaluar ka luajtur duke marrë rregullisht medikamente. Ai ka paralajmëruar se do t’i nënshtrohet kontrolleve të specializuara mjekësore në Norvegji.
Në varësi të rezultateve, nuk përjashtohet një largim nga klubi aktual. Gjithashtu, mbetet e hapur edhe mundësia e tërheqjes nga futbolli i luajtur. Gjatë karrierës, Berisha ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare për më shumë se një dekadë.







