
Në mediat italiane u përfol për një mungesë të Armando Brojës në listën e Kombëtares, por duket se kjo nuk është e vërtetë. Gjithccka lidhej me ftesën për Cristian Shpendit.
Sipas FSHF-së, pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë sulmuesin Cristian Shpendi, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren A, pas aktivizimeve me ekipet kombëtare të moshave U-19 dhe U-21.