
Jadon Sancho pritet të jetë afrimi i radhës te Juventusi në këtë merkato vere. Sipas asaj që raportohet nga Italia, sulmuesi anglez ka arritur marrëveshjen personale me “Zonjën e Vjetër”.
Bëhet fjalë për një kontratë katërvjeçare, nga e cila Sancho do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.
Tani mbetet të zgjidhet gjuha e përbashkët mes dy klubeve. Manchester United ka ulur kërkesat, nga 30 milionë euro në 25, ndërsa të Juventusi nuk ofrojnë më shumë.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare, për të mësuar nëse transferimi do të konkretizohet apo jo.