Skënderbeu triumfoi 0-1 ndaj Burrelit, për të ruajtur kryesimin në Kategorinë e Parë.
Golin e vetëm e shënoi Mario Beshiraj në minutën e 72-të me kokë.
Pikërisht ky gol, shkaktoi tension të madh në fushë. Vendasit kishin pretendime, duke protestuar ndaj gjykimit.
Pas një ndërprerjeje disa minutëshe, loja iu rikthye normalitetit dhe luftës sportive deri në fund.







