
Tre ndeshjet e javës së 24-t në Kategorinë e Parë, prodhuan 12 gola të shënuar.
Laçi vazhdon serinë e fitoreve radhazi. Kurbinasit triumfuan 2-1 ndaj Besës dhe ngjiten në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Skënderbeu kryesues, që do të luajë më vonë ndaj Apolonisë.
Kukësi triumfoi 4-2 ndaj Korabit në një përballje spektakolare, ku dibranët u ndëshkuan edhe me dy kartonë të kuq.
Fitore të rëndë mori edhe Luftëtari, që gjithashtu lufton për mbijetesë. Gjirokastritët, triumfuan 2-1 ndaj Kastriotit.
Standings provided by Sofascore





