Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Kërkesa e hapur, “Vllaznit Ultras” thirrje tifogrupeve të tjera: Futbolli, jo për ata me kollare

VETEMSPORT 03.11.2025 2 minutes read
hq720

Tifogrupi “Vllaznit Ultras” ka dalë me një thirrje publike drejtuar të gjitha tifogrupet në Shqipëri, duke kërkuar bashkim dhe reagim ndaj mënyrës se si po organizohen ndeshjet e kampionatit.

Në deklaratë theksohet se futbolli është një sport që luhet për tifoza, e jo për njerëz me kollare apo interesa personale. “Vllaznit Ultras” kujtojnë se situata ekonomike në vend e bën të vështirë ndjekjen e ekipeve në çdo qytet, ndaj ndeshjet duhet të luhen në fundjavë, si në çdo vend tjetër, për të mundësuar pjesëmarrjen më të gjerë të tifozëve.

Sipas tyre, zhvillimi i ndeshjeve në mesjavë dhe në orare të papërshtatshme u shërben vetëm interesave të organizatorëve, jo dashurisë për skuadrat. Thirrja u drejtohet “Tigrave Verdh e Blu”, “Arrakatëve”, “Ultras Guerrils”, “Tirona Fanatics”, “Djemve të Detit” dhe “Flotës Kuq e Zi” për të ndërmarrë një aksion të përbashkët mbi këtë çështje.

Po ashtu, grupi kërkon që drejtuesit e klubeve të mos bëhen palë me interesat e federatës, por të mbrojnë tifozët besnikë të tyre. Mesazhi përmbyllet me fjalët: “Pa ne, futbolli në këtë vend është i vdekur.”

POSTIMI:

Thirrje per krejt tifogrupet ne Shqipni.

Futbolli asht nji sport qe luhet per tifoza dhe jo per njerz me kollare dhe interresa personale. Krejt e dina gjendjen ekonomike te ktij vendi ku veshtirsite per t’ndjek ekipin e zemnes jane te medha.

Futbolli ne tan boten luhet ne fundjave qe pjesmarrja e tifozave te jete sa me e madhe qe ekipi te mbeshtet ne maksimum.

Tek ne bahet e modes te luhet ne mesjave dhe ne orare t’papershtatshme, qe kjo gja i sherben vec skemave te organizatorve dhe jo pasionit dhe idealit tone.

Fillimisht thirrja u drejtohet krejt tifogrupeve: Tigrat Verdh e Blu, Arrakat, Ultras Guerrils, Tirona Fanatics, Djemt e Detit, Flota Kuq e Zi qe te ndermerret nje aksion i perbashket nga ne per kete teme.

Gjithashtu thirrja i shkon edhe kryesive te klubeve qe mos te bahen pale e interresave te federates por te bahen pal e interresave te tifozave besnik te tyne qe cdo jave sakrifikojme.

Pa ne futbolli ne kete vend asht i vdekun!

Post navigation

Previous: Kategoria e Parë/ Tetë gola të shënuar, rezultatet e pjesëve të para
Next: Tiranës nuk i bën “derman” as trajneri i ri, Bylis “fundos” bardheblutë

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.