
E ardhmja e Mario Mitajt duket se do të jetë larg skuadrës së Al Itihad.
Drejtori sportiv i klubit arab, Ramon Planes, ka konfirmuar zyrtarisht se për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare kanë mbërritur oferta konkrete nga kampionati anglez dhe ai spanjoll.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe ku lojtari ka mbetur jashtë planeve të teknikut, duke mos u grumbulluar në dy sfidat e fundit të ekipit.
Edhe pse Planes ishte nismëtari i afrimit të tij në Arabi, situata aktuale po shtyn palët drejt një largimi të mundshëm gjatë kësaj merkatoje.
Aktualisht po shqyrtohen të gjitha alternativat për të gjetur destinacionin e duhur për 21-vjeçarin. Interesi nga Premier League dhe La Liga pritet të diktojë lëvizjet e radhës për mbrojtësin e krahut.







