
Pak minuta para fillimit, është anuluar ndeshja mes Kastriotit dhe Besës, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.
Shkak për këtë është bërë gjendja e fushës së Kastriotit. Për shkak të reshjeve të shiut, fusha është mbuluar nga uji dhe është e pamundur për tu luajtur futboll.
Në këtë situatë, është vendosur anulimi i ndeshjes, e cila është shtyrë për të hënën, në të njëjtin orar.






