Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Dy gola, mbyllet Dinamo-Elbasani. Si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 22.11.2025 2 minutes read
Dinamo

Dinamo dhe Elbasani ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 1-1, në duelin e javës së 12-të në Superiore.

Siç edhe pritej, në “Air Albania” ishte një ndeshje e luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet, por nuk prodhoi fitues.

Sfida nisi me Dinamon më kërkuese nga fillimi. Qefalija tentoi në dy raste, por nuk kishte saktësinë e duhur, duke gjuajtur jashtë kuadratit.

Nuk kishte saktësinë e duhur as Nani, tentativa e të cilit shkoi mbi traun e portës, në minutën e 21-të. Në momentin më të mirë të Dinamos, rrugën e rrjetës e gjeti Elbasani.

Norka Security

Në të parin rast të rrezikshëm, verdheblutë ia dolën të shënojnë me Tsague, i cili me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë, për ta dërguar topin në rrjetë.

Dinamo tentoi të reagojë me Ferrukun, i cili gaboi në tentativën e parë, por pak minuta më vonë, fitoi penallti, pas një kontakti me portierin Janaçek.

Nga pika e 11 metërshit, Dejvi Brgu nuk gaboi, për të barazuar shifrat në 1-1, pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me Elbasanin më kërkues.

Miqtë iu afruan golit me dy tentativa të Dialo dhe Olberkis, por u ndalën nga lojtarët vendas.

Minutat e mbetura ishin të qeta dhe pa raste të pastra në të dyja portat.

Me këtë barazim, Elbasani merr kryesimin me 24 pikë, në pritje të ndeshjeve të tjera. Dinamo mban vendin e katërt në renditje, me 19 pikë të grumbulluara në 12 javë.

Standings provided by Sofascore

Post navigation

Previous: Goli i Qazim Laçit ndaj Fenerbahce
Next: Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.