Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

HISTORIKE! Shqipëria kualifikohet në “play off” të Botërorit

VETEMSPORT 13.11.2025 3 minutes read
Screenshot_37-3-1024x572

Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë. Për herë të parë, kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin për në “play off”-in e Botërorit.

Shqipëria triumfoi minimalisht ndaj Andorrës në transfertë dhe falë humbjes së Serbisë me Anglinë, ka siguruar vendin e dytë në grup.

 Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Kristjan Asllani në minutën e 67-të. Mesfushori u tregua i saktë në zonë, pas një asisti të marrë nga Uzuni.

Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë me 14 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë.

Ndeshja e fundit në grupin K, do të jetë të dielën e 16 nëntorit ndaj Anglisë në Tiranë.

ANDORRA-SHQIPËRI 0-1

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida! Shqipëria fiton 1-0 ndaj Andorrës.

90’- Akordohen 3 minuta shtesë.

83’- Pavarësisht avantazhit, Shqipëria vazhdon të kërkojë golin e dytë dhe të sigurisë.

77’- Largohet Rey Manaj i dëmtuar. Në fushë Indrit Tuci.

73’– I pafat Rey Manaj. Sulmuesi devijon gjuajtjen e Bajarmit, por topi shkon ngjitur me shtyllën.  

67’- Goooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa kuqezi. Kristjan Asllani zhbllokon takimin, pas një kundërsulmi të shpejtë.

52’- Pranë golit Shqipëria. Asllani lëshon një gjuajtje të fortë, e cila grushtohet nga portieri.

50’- Krosim i rrezikshëm nga Asllani në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjë.

Mbyllet pjesa e parë.

46’- I pafat Gjimshiti. Kapiteni ndalet nga tranversa.

45’- Akordohet një minutë shtesë.

44’- Vazhdojnë sulmet e Shqipërisë. Vjen goditja e dytë nga këndi.

39’- Ndëshkohet me karton të verdhë De las Heras për faull në mesfushë.

38’- Ende asnjë gjuajtje në portën e Andorrës.

36’- Krosim i Asllanit në zonë. Manaj provon me kokë, por shkon shumë larg portës.

35’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Gjuajtja e Manajt devijohet në këndore.

32’- Hyn bukur në zonë Arbër Hoxha. Llovera i heq topin në momentin e fundit.

28’– Vjen rreziku i parë nga Andorra. Tentativë e Rodrigo nga jashtë zone, e cila shkon ngjitur me tranversën.

17’- Vjen “shkëndija” e parë. Asllani lëshon një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi portë.

12’- Mundësia e parë e rrezikshme për Shqipërinë. Manaj merr një top në zonë, rrotullohet shumë mirë, por tentativa ndalet nga mbrojtësi i Andorrës.

10’- Shtyn Andorra, Berat Gjimshiti mbyll një aksion të rrezikshëm.

7’- Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta të para. Gjithsesi ende nuk ka tentativa drejt portës.

4’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Del portieri, por ndalet në momentin e fundit. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.

Starton sfida!

Post navigation

Previous: Festë e madhe, Asllani kalon Shqipërinë në avantazh. Shikoni golin
Next: “A jemi live?!”, Uzuni nuk përmbahet pas fitores 

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.