Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Llogaritë/ Serbia ka një favor, por ja si kualifikohet Shqipëria

VETEMSPORT 10.09.2025 2 minutes read
serbi shqiperi

Shqipëria ka mposhtur Letoninë dhe ka marrë fitoren e dytë në grup, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve. Ky rezultat e mban skuadrën e Silvinjos në vendin e dytë të grupit K, pozicion që momentalisht siguron një biletë play-off për Botërorin 2026.

Renditja kryesohet nga Anglia me 15 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 8, Serbia me 7, Letonia me 4 dhe Andorra me 0 pikë. Kuqezinjtë kanë tre ndeshje të mbetura, përfshirë duelin direkt me Serbinë në tetor. Një disavantazh është fakti se Serbia ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Me 3 ndeshje në dispozicion dhe përballje direkte me Serbinë, pikërisht e ardhmja në muajin tetor, Shqipëria duhet të luajë të gjithë kartat për të qenë nënkampione e grupit. Në disfavor të kuqezinjve është fakti që Serbia ka jo vetëm një pikë më pak, por edhe një ndeshje për t’u rikuperuar.

Përpos derbit ballkanas, Shqipëria do të luajë ndaj Andorrës së eliminuar tashmë dhe në fund kundër Anglisë kryesuese. Ndërkaq, Serbia do përballet me secilin nga kundërshtarët në grup, konkretisht ndaj Shqipërisë në Beograd, Andorrës dhe Anglisë në transfertë dhe për ta mbyllur me Letoninë në kryeqytetin e vet.

Shqipëria duhet të fitojë dy ndeshjet e radhës, ndërsa në fund do të tentohet surpriza ndaj Anglisë. Me një sukses ndaj Serbisë, kuqezinjtë do e kishin situatën në dorë.

Post navigation

Previous: Nga Beogradi në Tiranë, mësoni kundërshtarin e Shqipërisë
Next: I skadon kontrata në fund të 2025, Silvinjo zbulon “pasuesin” për stolin e Kombëtares

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.