Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

“Lojë e pisët” nga Anglia, Shqipëria rrezikon “play off”-in

VETEMSPORT 24.10.2025 2 minutes read
shqiperi serbi kombetarja

Afrohet momenti vendimtar për Kombëtaren shqiptare, që kërkon për herë të parë në histori kalimin në Play Off-in e Botërorit. Shqipëria ndodhet shumë pranë objektivit, por gjithçka mbetet e hapur deri në përfundim të llogarive matematikore.

Për kualifikim zyrtar kërkohen disa skenare, ku më kryesori është fitorja ndaj Andorrës dhe një rezultat i favorshëm në ndeshjen Angli–Serbi. Kombëtarja shqiptare vuan pasojat e pikëve të humbura ndaj Letonisë, ndonëse fitorja ndaj Serbisë ka rikthyer shpresën.

Anglia, tashmë e kualifikuar, mund të përcaktojë fatin e Shqipërisë në grup. Golavarazhi i saj mbetet i frikshëm, 18 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, ndërsa fitorja 5-0 në Beograd tregon forcën e skuadrës. Marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Britanisë janë të tensionuara, çka mund të ndikojë në atmosferën e ndeshjes.

Megjithatë, trajneri Tuchel ka paralajmëruar se ndaj Serbisë dhe Shqipërisë do të aktivizojë lojtarët e stolit, që përfshijnë emra me peshë si Rashford, Eze dhe Loftus-Cheek. Edhe pse në letër duken “rezerva”, cilësia e tyre mbetet e lartë.

Marrëdhëniet sportive mes Anglisë dhe Shqipërisë nuk janë në nivel të mirë, sidomos pas incidentit në ndeshjen e UEFA Youth League mes Skënderbeut dhe Aston Villës. Për këtë arsye, Shqipëria nuk mund të mbështetet te asnjë “dhuratë” dhe duhet të sigurojë vetë rezultatin më të mirë të mundshëm ndaj Andorrës, për të mos rrezikuar objektivin historik të Play Off-it.

Post navigation

Previous: Vllaznia ëndërron titullin, nis shkëputja e skuadrave
Next: ZYRTARE/ Klubi i Superiores nuk ndalet, firmos mbrojtësi brazilian

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.