
Albion Rrahmani pritet të largohet nga Sparta e Pragës gjatë merkatos së janarit.
Për sulmuesin 25-vjeçar nga Kosova ka shfaqur interes konkret Olympique Lyon. Klubi francez ka paraqitur një ofertë zyrtare pranë klubit çek.
Sipas “FootMercato”, oferta e parë e Lyonit është rreth 6 milionë euro. Deri më tani, Sparta e Pragës nuk ka dhënë një përgjigje për këtë propozim.

Rrahmani u transferua te klubi çek në vitin 2024 nga Rapidi i Bukureshtit për 3.5 milionë euro. Gjatë këtij sezoni, ai ka zhvilluar 13 ndeshje zyrtare. Në këto takime, sulmuesi ka realizuar 8 gola.





