Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Manaj ndërron partnere, zbulohet e dashura e re

VETEMSPORT 12.02.2026 2 minutes read
manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, rikthehet sërish në vëmendjen e mediave rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Futbollisti, i cili shpesh ka qenë pjesë e kronikave të showbizit për stilin e tij dhe momentet jashtë fushës së blertë, duket se ka mbyllur një kapitull personal dhe ka nisur një tjetër. Ai i ka dhënë fund romancës me vajzën që ndau foto në Instagram, por nuk ka humbur shumë kohë e ka nisur nje romancë të re.

Në korrik të këtij viti, Manaj publikoi në rrjetet sociale një foto me partneren e atëhershme, teksa merrnin pjesë në një event jashtë vendit, një dalje që konfirmonte lidhjen e tyre në publik. Megjithatë, marrëdhënia duket se nuk ka zgjatur shumë.

Sipas informacioneve ekskluzive për Iconstyle, sulmuesi ka nisur tashmë një romancë të re. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Arbjona, dhe burime pranë tij tregojnë se dyshja po njihen prej pak kohësh.

Ndërsa Manaj vazhdon të jetë i fokusuar në karrierën sportive, jeta e tij private mbetet po aq e komentuar nga ndjekësit të cilët tashmë janë kureshtarë të mësojnë më shumë për kapitullin e ri sentimental të futbollistit.

Në profilin e saj, Arbjona ndan foto me futbollistin e njohur që i ka rrëmbyer zemrën.

Post navigation

Previous: Shorti, Shqipëria pret të mësojë kundërshtarët. Çfarë duhet të dini
Next: Risi të mëdha/ Mundësi e artë për Shqipërinë, mund të kualifikohet në Europian pa kualifikueset

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.