Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

“Me zemër në dorë deri në fund”, Duka për Silvinjon: Kemi qarë të dy…

VETEMSPORT 11.10.2025 3 minutes read
Screenshot_80-1-1024x579

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shfaq shumë i lumtur për fitoren minimale ndaj Serbisë.

Në prononcimin e dhënë për emisionin Klan Kuqezi në Tv Klan, kreu i futbollit theksoi se ishte me zemër në dorë deri në fund, ndërsa zbuloi se te goli i Manajt festoi shumë.

Sipas tij, Shqipëria ka bërë më shumë se gjysma e rrugës drejt Botërorit, por ka ende punë.

I pyetur për Silvinjon, Duka tha se kanë qarë të dy, para se të takonin çunat.

“Gjatë lojës ka emocion të madh. Tani kur e mendoj, ne e meritonim fitoren. E menaxhuam mirë. Isha me zemër në dorë deri në fund. Te goli i Manajt u gëzova shumë. I kisha thënë që prisja dy gola, por shënoi një. E mbajti fjalën. Nuk ka trajner që të beson vendin, nëse nuk e meriton.

Duhet të fillojmë të mendojmë për Andorrën që tani. Çunat kanë të drejtë të gëzojnë. Nuk e shikoj si fitore historike. E shikoj si fitore që na mban në lojë për “play off” dhe na mban në garë për Botëror. Kemi më shumë se gjysmën e rrugës.

Për ta vazhduar duhet ta vlerësosh maksimalisht Andorrën dhe të luash të gjitha kartat ndaj Anglisë. Pas festës të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Për arsye të historisë dhe të ndeshjes në 2014, organizimi ka kontribuar për futbollin. Jam i gëzuar që ishte një ndeshje, që dha nota pozitive për futbollin. Sot ishte një organizim perfekt. Dua ta felenderoj Federatën Serbe, për organizimin e treguar. Ne nuk kemi pasur probleme me futbollistët as në Tiranë. Kjo ndeshje e kaloi klasën me notë pozitive.

Masat ishin të rrepta. Kishin merakun, për të kthyer atë që në treguam në Shqipëri me ta. Ne kemi pranuar të luajmë në këtë stadium. Ishte propozimi i tyre. Më shumë tifozë po të kishte, do kishte Serbia më shumë presion.

Kjo nuk ishte dhuratë për mua, por për ata vetë. Për prindërit e tyre, për ata vetë dhe për popullin shqiptar. Me Silvinjon kemi qarë të dy, para se të takonim çunat. Do mundohemi të nisemi sa më shpejtë”, deklaroi Duka.

Post navigation

Previous: Hysaj: Prita 11 vite për këtë fitore, ata e dinë vetë…
Next: Humbja me Shqipërinë, trajneri i Serbisë merr vendimin drastik

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026
SILVINJO
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.