
Lajme të mira nga Arabia Saudite, aty ku Al Ittihad, do të përballet me Al Shorta, për duelin e Champions League të Azisë.
Trajneri i Ittihad, Sergio Conceicao ka habitur, duke i besuar Mario Mitajt fanellën e titullarit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u la jashtë listës në sfidën e kampionatit disa ditë më parë, por tashmë është rikthyer.
Megjithatë ajo që bie në sy është se trajneri e ka zgjedhur në qendër të mbrojtjes dhe jo në të majtë, ku luan zakonisht.







