Një episod i pazakontë është regjistruar në ndeshjen Vora-Bylis, ku portieri i ballshiotëve Vachoux braktisi ndeshjen në mes.
Në minutën e 42-të, francezi i shtangu të gjithë, duke u larguar nga fusha e lojës, pa ia kërkuar askush.
Dukej si shenjë proteste, ndërsa arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë. Arsyen e largimit pritet ta sqarojë trajneri Josa në fund të takimit.
Sa i përket ndeshjes, Vora e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0.






