Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Nuk ka më skuadra pa humbje! Në Egnatia-Teuta vendos një gol

VETEMSPORT 28.10.2025 2 minutes read
teuta egnatia

Egnatia i ka shkaktuar Teutës humbjen e parë sezonale në Superiore. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në shtëpi, në duelin e javës së nëntë.

Siç edhe pritej, ndeshje nisi me spektakël, me raste në të dyja portat. Buriç dha sinjalin e parë për Egnatian, ndërsa Teuta reagoi me Arifin, gjuajtja e të cilit shkoi mbi portë.

Pas gjysmë ore lojë, Ruçi dhe Buriç iu afruan avantazhit për Egnatian, por tentativat e tyre, nuk kishin saktësinë e duhur.

Festa për vendasit shpërtheu në minutën e 43-të. Kotobelli humbi një top në afërsi të zonës dhe Albanese nuk fali, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës, pas asistit të marrë nga Selmani.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta ishte më e qetë. Durrsakët e kishin të vështirë për të reaguar, ndërsa Egnatia iu afrua edhe të dytit. Pavarësisht tentativave, rezultati mbeti i pandryshuar, me Egnatian që rikthehet te fitorja, ndërsa Teuta pëson humbjen e parë sezonale.

Me këtë sukses, kampionët ngjiten në vendin e dytë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa skuadra bregdetare mban vendin e tretë me 14 pikë.

Post navigation

Previous: Çfarë ndodhi?! Kompanitë e basteve e bllokuan ndeshjen e Superiores
Next: E konfirmon “Bild”/ Kosova dhe Shqipëria në sulm për yllin e Bayernit, Duka shkon në Mynih për ta bindur

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.