Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

E konfirmon “Bild”/ Kosova dhe Shqipëria në sulm për yllin e Bayernit, Duka shkon në Mynih për ta bindur

VETEMSPORT 28.10.2025 2 minutes read
Screenshot-2025-09-11-143010

Yll Gashi është talenti i ri i futbollit me prejardhje nga Kosova që aktualisht luan për Bayern Munich.

Ndonëse pritej që ai të ishte pjesë e Gjermanisë U17 për Botërorin në Katar, trajneri Marc Meister nuk e ftoi, sipas gazetës gjermane “Bild”.

Qendërsulmuesi Yll Gashi, i cili kaloi në Bayern nga Hertha shtatorin e vitit 2022 në moshën vetëm 14-vjeçe për 90,000 euro dhe ka lënë gjurmë të dukshme atje (39 gola dhe 13 asiste në 54 ndeshje të ligës për U17 dhe U19), ka pritur të ftohet për Botëror, dhe për këtë, siç raporton “Bild”, është shumë i dëshpëruar.

 “Bild” tani ka mësuar se për të janë hedhur në sulm Kosova dhe Shqipëria, i cili tashmë ka shënuar mbi 100 gola për Bayernin në U15 dhe U16.

Norka Security

Sipas gazetës gjermane, trajneri i Kosovës, Franco Foda ka udhëtuar në Munich për bisedime, dhe dëshiron që ta bindë Gashin për ndryshim sa më të shpejtë të Federatës para kalimit në ekipin e të mëdhenjve. Kosova, e cila mposhti Suedinë dy herë në kualifikimet për Botëror, ka shanse të mira kualifikimi në Botërorin 2026 në ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga vendi i dytë.

Gazeta gjermane shkruan se për të, në Mynih ka udhëtuar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Dhe të dy federatat janë në bisedime të vazhdueshme me Gashin, raporton Klan Kosova.

tifozet e tiranes
Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT
17.10.2026
guerrils
Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT
16.10.2026
partizani
Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT
13.10.2026
perndreca
Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT
13.10.2026
armando broja
Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT
13.10.2026
asani
Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT
12.10.2026

Gashi, i cili kaloi në Bayern me familjen e tij më 2022, shpreson të bëjë hapin e madh, teksa “Bild” e quan atë “makinë të golave”.

Për talentin gjermano-kosovar, sipas “Bild”-it, interesim kanë shprehur një varg ekipesh, nga Milan, Bergamo, Leipzig, Frankfurt, Freiburg, Augsburg, Paderborn, Furth, Ajax Amsterdam, Fenerbahce e Galatasaray Istanbul, Anderlecht, Basel, Young Boys dhe Salzburg, të cilët thuhet se kanë kontaktuar anëtarët e familjes së tij.

Post navigation

Previous: Nuk ka më skuadra pa humbje! Në Egnatia-Teuta vendos një gol
Next: Nations League/ Sukses me 3 gola, Shqipëria e vajzave qëndron në Ligën B

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.