
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka refuzuar mundësinë e transferimit në kampionatin turk, pavarësisht një oferte mjaft joshëse nga Besiktas.
Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, klubi i Stambollit kishte përgatitur një propozim të rëndësishëm ekonomik si për lojtarin, ashtu edhe për Interin, që zotëron kartonin e tij pas përfundimit të huazimit te Torino.
Megjithatë, vullneti i 23-vjeçarit është qëndrimi në Itali, ku ai synon një kalim te Bologna. Trajneri i kësaj të fundit, Vincenzo Italiano, njihet si një admirues i cilësive të Asllanit dhe e kërkon me ngulm për të përforcuar mesfushën.
Tashmë pritet që Bologna të konkretizojë bisedimet me drejtuesit zikaltër për të arritur një akord para mbylljes së afatit kalimtar.







