
Partizani merr një “përforcim” të rëndësishëm në repartin ofensiv për fazën vendimtare të sezonit. Albers Keko ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e tij me grupin, pas një mungese të gjatë që nga muaji korrik i vitit të kaluar.
Sulmuesi 24-vjeçar pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë europiane kundër Kalju në Talin, pikërisht në momentin kur konsiderohej një pikë kyçe e formacionit titullar.
Rikthimi i Kekos shton konkurrencën në qendër të sulmit të “Demave”, ku trajneri ka tashmë në dispozicion emra si Skuka, Toma dhe Kontreras.
Ndonëse vjen pas një periudhe të gjatë riaftësimi, pritet që sulmuesi të grumbullohet në stol gjatë këtij muaji, me shpresën për të marrë minutat e para në fushë.
Që nga transferimi i tij në vitin 2023, Keko ka shënuar 12 gola me fanellën e kuqe, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më produktivë përpara portës.





