Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Hamiti gabon rëndë, gati dënimi për arbitrin

VETEMSPORT 06.03.2026 2 minutes read
hamiti

Eldorian Hamiti është kthyer në qendër të polemikave pas eliminimit të Partizanit nga Kupa e Shqipërisë prej Elbasanit. Ndeshja, e cila u mbyll me fitoren 1-3 të verdhebluve pas 120 minutash lojë, u karakterizua nga vendime tejet të diskutueshme që kanë bërë që klubi i kuq ta shpallë gjyqtarin lezhjan “Non Grata”.

Polemikat nisën në kohën shtesë, ku brenda pak minutash u kontestuan dy raste për penallti: një prekje e topit me dorë nga Musta dhe një goditje me bërryl e Fadairos ndaj Kasës.

Megjithatë, kulmi arriti në minutën e 119-të, kur Hamiti akordoi një penallti vendimtare për Elbasanin, vendim që sipas Partizanit komprometoi rëndë garën.

Ky nuk është incidenti i parë për Hamitin këtë sezon. Më 14 shkurt, ai u shpall “Non Grata” edhe nga klubi i Bylisit pas gabimeve të shumta në ndeshjen ndaj Teutës.

Pas asaj sfide, Hamiti u pezullua për dy javë nga Superiorja, duke gjykuar në Kategorinë e Parë, por rikthimi i tij në elitë rezultoi sërish problematik.

Tashmë, me dy etiketime “Non Grata” brenda pak javësh, e ardhmja e tij në Superiore është në pikëpyetje të madhe, ndërsa pritet një tjetër pezullim i gjatë nga ana e FSHF-së.

Post navigation

Previous: Sfida e Shqipërisë me Poloninë, vjen lajmi i keq për Brojën
Next: Partizani bëhet i frikshëm, “përforcohet” me sulmuesin

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.