
Partizani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me sulmuesin e ri Abdu Sarjo. Futbollisti 18-vjeçar nga Gambia u afrua si zbulim nga Afrika dhe është pjesë e akademisë së të kuqve.
Sarjo luan si sulmues i krahut të djathtë dhe ka shënuar katër gola me ekipin U-19 gjatë këtij sezoni. Ai është aktivizuar gjithashtu me ekipin B në Kategorinë e Dytë dhe ka luajtur si titullar në miqësoren e fundit ndaj Laçit.
Kjo lëvizje vjen në kuadër të politikës së klubit për sigurimin e talenteve të reja me kontrata afatgjata. Aktualisht, skuadrat e moshave të Partizanit kryesojnë në renditjet e kampionateve respektive U-18 dhe U-19.
Projekti i klubit synon integrimin gradual të lojtarit në ekipin e parë në të ardhmen. Deri atëherë, Sarjo pritet të rrisë minutazhin e tij me ekipin e dytë për të fituar më shumë përvojë.




