Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Afrim në fundin e merkatos, kryeqytetasit gjejnë sulmues
Kampionati

Goditje e rëndë për klubin e Superiores, CAS merr vendimin dhe jepet ultimatumi

Publikuar

Dinamo përballet me një detyrim financiar në fillim të vitit 2026 pas vendimit të CAS. Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës i ka dhënë të drejtë ish-trajnerit Dritan Mehmeti lidhur me ndërprerjen e njëanshme të kontratës së tij.

Mehmeti mori drejtimin e skuadrës në sezonin 2023/2024, duke e renditur ekipin në vendin e gjashtë. Megjithëse kontrata u rinovua automatikisht, drejtuesit e larguan atë në gusht të vitit 2024 për të emëruar Ilir Dajën.

Fillimisht, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në Tiranë caktoi një dëmshpërblim prej 12,000 eurosh, por trajneri e apeloi vendimin. CAS ka vendosur tashmë që Dinamo duhet të paguajë vlerën e plotë të kontratës prej 39,000 eurosh, plus 10% kamatëvonesë.

Klubi kryeqytetas është i detyruar ta shlyejë këtë shumë brenda një afati prej dy javësh. Mosrespektimi i këtij afati mund të passjellë penalizime sportive, përfshirë zbritjen e pikëve nga klasifikimi.

Norka Security

Ish-trajneri Mehmeti e ka cilësuar këtë proces si një çështje të mbrojtjes së dinjitetit profesional dhe respektimit të punës së bërë.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme