
Ish-sulmuesi i Partizanit, Blesing Eleke, ka nisur një aventurë të re në Hungari. Ai është prezantuar si futbollist i skuadrës Kolorsiti Kazincbarcika, e cila këtë sezon luan në elitën e futbollit hungarez.
Eleke u bashkua me Partizanin në janar dhe shënoi tre gola në 9 ndeshje të zhvilluara. Megjithatë, klubi kryeqytetas nuk e pa të arsyeshme të rinovonte kontratën me të gjatë verës.
Pas largimit, Eleke ka gjetur një mundësi të re në futbollin hungarez. Kolorsiti i ka besuar një vend në ekip duke parë tek ai potencial për të ndihmuar skuadrën.

Për nigerianin, kjo është një mundësi për të vazhduar karrierën në një kampionat të nivelit konkurrues.




