Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Përplasje me Brojën? Duka sqaron të vërtetën

VETEMSPORT 26.12.2025 3 minutes read
-1000-0-400766180_277230994809298_1747812083631532647_n

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.

Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

Ke ndonjë ekip të preferuar në Shqipëri? – Në fakt, e di e gjithë Shqipëria që unë kam qenë fans i Vllaznisë, para se të njihesha me Myftar Çelën apo që ai të më propozonte për të qenë President i Federatës. Kam filluar të ndjek Vllazninë, mbase i ndikuar dhe nga vëllai im, në një finale që është shumë e hershme, kur ju nuk kishit lindur akoma, finale e Kupës kur Vllaznia fitoi me penallti kundër Besës. Sot nuk jam ndonjë tifoz i thekur i asnjë klubi shqiptar, jo vetëm se dua të jem i paanshëm, po emocionet tani i kam për ekipin Kombëtar.

A je mik me futbollistët e Kombëtares? Dilni për dreka, komunikoni? – Kam raporte shumë të mira, kam pasur gjithë kohën, jam kujdesur që t’i kem të mira, i kam respektuar maksimalisht, por nuk i kemi tejkaluar kufijtë për të shkuar në atë raport që cenohet marrëdhënia institucionale e futbollistit me Presidentin e FSHF.

Gjatë grumbullimit nuk kemi shumë kohë për të dalë për dreka dhe darka, por unë padyshim i vizitoj dhe atje ku janë. Gjatë ditëve që ekipi Kombëtar është i grumbulluar unë jam gjithmonë i pranishëm aty. Padyshim që në momentet e pushimit dhe kohës së lirë, bëjmë biseda dhe lind një lloj raporti miqësor, por gjithmonë duke ruajtur balancat.

Pas ndeshjes me Andorrën qarkulluan video ku duket se nuk takove Armando Brojën…- E kam parë edhe unë atë video, nuk e kam kuptuar në momentin që ka ndodhur, pasi ishim shumë të gëzuar, duke festuar, ishte festim i paprogramuar, por i kam parë pamjet në rrjetet sociale.

Broja ishte i mërzitur me veten e tij, nuk ishte i kënaqur me atë që dha në fushën e lojës. Megjithëse unë nuk kam të njëjtin mendim me të, nuk është se dha maksimumin e tij, por ai e ndihmoi goxha skuadrën, po ta shohësh në mënyrë profesionale, e ndihmoi goxha skuadrën për ato minuta që ishte në fushë. Duke qenë se ishte i mërzitur me veten e vet, nuk e kishte me mua.

Të thashë që kam raporte të mira me të gjithë. Me Armandon kam komunikuar, jo vetëm pas asaj ndeshje padyshim, edhe pas ndeshjes me Anglinë, që ai ishte i dëmtuar dhe vazhdoj të komunikoj çdo ditë që ai të jetë sa më mirë dhe të jetë në formë për veten e tij dhe pse jo, edhe për të na ndihmuar neve. Unë kam shumë besim që ai mund të na ndihmojë shumë neve.

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Klubi i Superiores kërkon fitoren në tavolinë, FSHF në hall
Next: ZYRTARE/ “Rrufe në qiell të hapur”, pretendetët mbeten pa trajner. Vjen largimi

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026
SILVINJO
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.