
Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, duke i dhënë fund krizës në Superiore. Shkodranët triumfuan 3-2 ndaj Flamurtarit, në duelin e vlefshëm për javën e 18-të.
Kuqeblutë e nisën ndeshjen vrullshëm, duke kaluar në avantazh me një supergol të shënuar nga Bekim Balaj në minutën e 4-t.
I njëjti lojtar dyfishoi shifrat në minutën e 24-t me penallti, ndërsa Maksuti ngushtoi diferencat në minutën e 43-të.
SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA NË SUPERIORE
Fraksionin e dytë, Vllaznia e nisi me gol, me Yago-n që realizoi të tretin. 10 minuta më vonë, ishte Diawarra, që ngushtoi shifrat në 3-2.
Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund, me Vllazninë që u rikthye te fitorja dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e katërt.
Flamurtari mban vendin e parafundit me vetëm 14 pikë të grumbulluara.




