Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Penallti e dyshimtë, braktisje ndeshjeje dhe protesta. Në Elbasani-Tirana ndahen pikët

VETEMSPORT 24.12.2025 1 minute read
elbasani

Elbasani dhe Tirana barazuan 1-1 mes tyre, në duelin e javës së 18-të në Superiore. Një barazim, me tension dhe shumë polemika, për shkak të ngjarjeve të ndodhura në pjesën e dytë.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka. Tirana kaloi në avantazh në minutën e 66-të, falë golit të Tabekou.

10 minuta më vonë, arbitri Laver Alla akordoi një penallti për vendasit, për të cilën miqtë nuk ishin dakord.

Protestat nga Tirana ishin të mëdha, me lojtarët që kërkuan rishikimin në VAR, por gjyqtari ishte i vendosur në vendimin e tij.

Norka Security

SHIKONI VIDEON: Penalltia e diskutueshme në Elbasani-Tirana

Tsague shënoi nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat. Menjëherë pas kësaj, lojtarët e Tiranës braktisën ndeshjen në shenjë proteste.

Pas 10 minutave në dhomat e zhveshjes, ata u rikthyen në fushë, për të vazhduar ndeshjen, por rezultati nuk ndryshoi më.

Me këtë barazim, Elbasani mban vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana renditet e fundit me 10 pikë të grumbulluara.  

Post navigation

Previous: Pesë gola të shënuar, mbyllet ndeshja Vllaznia-Flamurtari
Next: Mbyllet java e 18-të, si ndryshon renditja në Superiore

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.