Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Presidenti i Dinamos nuk përmbahet: Dajës i sjellim 2 sulmues

VETEMSPORT 28.12.2025 2 minutes read
IMG_1101

Pas fitores së Superkupës së Shqipërisë, ku Dinamo mposhti Egnatian me rezultatin 3-1, presidenti i klubit dinamovit, Adrian Bardhi, ka folur për ecurinë e skuadrës dhe planet për merkaton e janarit.

Në prononcimin e tij, kreu i klubit kryeqytetas vlerësoi vitin e mbyllur dhe rolin e trajnerit Ilir Daja në këtë sukses, duke theksuar se vetë afrimi i teknikut ishte lëvizja më e rëndësishme.

“Ishte një vit shumë i bukur dhe plot surpriza, do të vazhdojmë që ta çojmë gjithmonë më mirë, duke filluar besoj edhe nga merkatoja. Besoj se ardhja e Dajës për mua është bërë një merkato,” u shpreh Bardhi.

Lidhur me përforcimet e mundshme gjatë dritares së dimrit, veçanërisht në repartin e avancuar, presidenti Bardhi konfirmoi gatishmërinë e klubit për të plotësuar kërkesat e stafit teknik, pavarësisht vështirësive që paraqet tregu i janarit.

“Daja është shprehur se duhet një sulmues i duhur, gjë e cila nuk është e lehtë në janar, pasi e dimë se janari nuk sjell prurje të mira. Jo 1, po 2 po të jetë puna i marrim, por është pak e vështirë edhe lidhur kjo me modelin që luan ekipi,”deklaroi Bardhi.

Post navigation

Previous: Përmbysje spektakolare me 4 gola, Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë
Next: Bregu e mbyll me kryeqytetasit, zbulohet skuadra e re

Të ngjashme

fdsfgdf
  • Kampionati

Elbasani shkëlqen me 10 lojtarë, Partizani e pëson keq dhe del jashtë katërshes. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 13.04.2026
kategoria superiore final four
  • Kampionati

Pesë javë para fundit, zbulohet skuadra e parë që siguron “Final Four”

VETEMSPORT 13.04.2026
Pogradeci-Laci
  • Kampionati

E BUJSHME/ Hapet thesi te klubi i Kategorisë së Parë, presidenti jep 150 mijë euro premio

VETEMSPORT 13.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

fdsfgdf
  • Kampionati

Elbasani shkëlqen me 10 lojtarë, Partizani e pëson keq dhe del jashtë katërshes. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 13.04.2026
kategoria superiore final four
  • Kampionati

Pesë javë para fundit, zbulohet skuadra e parë që siguron “Final Four”

VETEMSPORT 13.04.2026
Pogradeci-Laci
  • Kampionati

E BUJSHME/ Hapet thesi te klubi i Kategorisë së Parë, presidenti jep 150 mijë euro premio

VETEMSPORT 13.04.2026
bylis dinamo
  • Kampionati

Gola, tension dhe kartonë të kuq! Dinamo i merr vendin Partizanit, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 13.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.