
Ish-arbitri, Lorenc Jemini, ka bërë moviolën, për dy ndeshjet e Superiores, që prodhuan polemikat. Sipas tij, Flamurtari dhe Bylis ankohen kot, sepse vendimet e arbitrit dhe VAR-it janë të drejta.
Penalltia e kthyer e Partizanit – “Rasti i parë është për Partizanin, mendoj se është penallti, që e ka dhënë arbitri në fushë dhe e ka kthyer VAR-i. Shihe Telushin, i bie me gju nga mbrapa. Ma gjeni kontaktin që e shkel? E kam parë 500 herë dhe ma gjeni kontaktin ku e shkel Skuka. Nuk ka kontakt? Po si ikën ai e rrotullohet?! Telushi e godet me gju te kofsha. Që të kuptojmë logjikën pse ankohen këta, se ankohen kot. Kjo është kthyer, po them se ka gabuar, sepse është penallti. Elementet janë që janë dy lojtarë paralel duke kërkuar topin. Pakujdesia që bën Telushi, ia merr kohën sulmuesi, ndaj te kontakti shihet kush e bën”.
Goli i anuluar i Flamurtarit – “Këtu të them të drejtën kur e kam parë ndeshjen m’u duk gol i saktë, duket si më brenda, me sy të lirë. Duket i rregullt. Por nuk të lë të gabosh sistemi VAR, se del elektronikisht vija, për aq 5 centimetra del pozicion jashtë loje. Po e nxori sistemi… Është elektronik. Vendosen pikat, nuk të lejon të gabosh. Vendoset pika te maja e këmbës dhe e nxjerr vetë sistemi, vendoset të këmba e mbrojtësit dhe sulmuesit”.
Penalltia e mohuar Flamurtarit– “Rasti tjetër është penalltia që pretendon Flamurtari dhe këtu mendoj se ka të drejtë. Nuk është dhënë dhe ka të drejtë. Nëse mbrojtësi e kap me të dy duart pa lëshuar, do të thotë që është i pakujdesshëm”, shpjegoi ai rastet gjatë “Procesi Sportiv”.





