Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Problemet me transmetimin, RTSH përplaset me FSHF-në

VETEMSPORT 14.09.2025 3 minutes read
IMG_9324

Radio Televizioni Shqiptar është përballur gjatë kësaj të shtune me disa probleme gjatë transmetimit të ndeshjeve të Abissnet Superiore, përkatësisht Tirana – Flamurtari dhe Vllaznia – Partizani.

Duke shfaqur mirëkuptimin ndaj të gjithë shikuesve që kanë dëshmuar ndërprerjet e sinjalit, RTSH ka detyrimin për të qartësuar publikun se problemet e konstatuara nuk kanë të bëjnë me transmetimin apo menaxhimin teknik të transmetimit nga ana e Radio Televizionit Shqiptar.

Drejtori i RTSH Sport, Rinald Bregasi, në lidhje me këto problematika sqaron: “Në transparencë të publikut më duhet të bëj të ditur se RTSH ka një kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka detyrimin për të prodhuar sinjalin dhe për ta sjellë atë në RTSH sipas parametrave optimalë, gjë e cila për fat të keq nuk ka ndodhur gjatë ndeshjeve të së shtunës. Pra, përgjegjësia për ndërprerjet e sinjalit nuk ka qenë për asnjë moment si pasojë e punës apo e sektorit teknik të RTSH. Sapo është konstatuar ndërprerja apo fragmentarizimi i sinjalit, sektori teknik i Radio Televizionit Shqiptar, pavarësisht detyrimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të prodhuar e sjellë sinjalin e gatshëm në studiot e RTSH, ka marrë masa të menjëhershme duke bërë përpjekjet maksimale për të dhënë ndihmën e vet në zgjidhjen e problematikave, edhe pse ato kanë ardhur nga mosrespektimi i përgjegjësisë kontraktuale që Federata Shqiptare e Futbollit ka ndaj Radio Televizionit Shqiptar.”

Bregasi sqaron se edhe pse problemet e konstatuara nuk janë për asnjë moment në përgjegjësinë e RTSH apo pjesë e punës së sektorit teknik të transmetuesit publik, si drejtues i Departamentit të Sportit i kërkon ndjesë publikut, duke e garantuar se RTSH bën përpjekjet maksimale për të sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme te të gjithë shqiptarët futbollin tonë:

“Radio Televizioni Shqiptar bën një investim të rëndësishëm për t’i sjellë shqiptarëve në ekranin e tyre, pa asnjë pagesë, ndeshjet e Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë, transmetime këto të shoqëruara nga një buqetë emisionesh për të garantuar mbulimin më të mirë mediatik, si “Supergol” me intervista të protagonistëve dhe ndërhyrje nga të gjitha fushat ku luhen takimet, e po ashtu me një mbulim të pakrahasueshëm të futbollit në vend nga asnjë transmetues tjetër në edicionet informative me të gjitha zhvillimet nga sporti shqiptar,” shprehet drejtori i Sportit në RTSH, i cili shton: “Duke i mirëkuptuar dhe duke i kërkuar edhe një herë ndjesë publikut ndaj të cilit kemi çdo detyrim, ndiej përgjegjësinë për të bërë këtë sqarim, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të pranojmë që të dëmtohet apo keqpërdoret imazhi i Radio Televizionit Shqiptar, e po ashtu edhe në respekt të punës së gazetarëve, komentatorëve, teknikëve, dhe gjithë stafit të RTSH që angazhohet me përkushtimin më të madh, duke bërë përpjekjet maksimale për të sjellë në mënyrën më të mirë dhe profesionale futbollin shqiptar në shtëpinë e publikut tonë.”

/rtsh.al/

Post navigation

Previous: Tallje me Interin? Sulmuesit nuk i “plas” për humbjen, shpërthjenë tifozët
Next: Burnley-Liverpool, merret vendimi për Brojën

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.