Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Serbi-Shqipëri, Silvinjo ka gati listën e lojtarëve

VETEMSPORT 30.09.2025 1 minute read
900-0-silvinjo-1

E gjithë vëmendja e muajit tetor është përqendruar te ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Leskovac.

Ky takim pritet me interes të madh, pasi është vendimtar për ecurinë në kualifikimet e Botërorit 2026. FIFA ka vendosur mbylljen e 20% të stadiumit serb, si pasojë e incidenteve të ndodhura në ndeshjen Serbi-Angli.

Shqipëria do të udhëtojë me synimin e vetëm për të marrë një rezultat pozitiv. Sa i përket listës së lojtarëve të grumbulluar, ajo pritet të publikohet ditën e premte nga trajneri Silvinjo.

Vendimi do të merret pas përfundimit të ndeshjeve të javës në Europë, për të parë gjendjen fizike të lojtarëve kuqezi. Në rast të ndonjë dëmtimi, mund të ketë edhe zëvendësime në listën përfundimtare.

Pritet të ketë risi, por edhe rikthime nga Silvinjo, i cili përballet me emergjencë në mbrojtje. Mungesa e Kumbullës është e konfirmuar, ndërsa rrezikon të jetë jashtë edhe Ardian Ismajli.

Post navigation

Previous: Java e gjashtë, zbulohet axhenda e Kategorisë së Parë. Datat dhe ndeshjet
Next: Përforcim para derbit, sulmuesi del në stërvitje me kryeqytetasit

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.