Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Serbia merr vendimin drastik para ndeshjes me Shqipërinë

VETEMSPORT 03.10.2025 2 minutes read
serbi shqiperi

Federata Serbe e Futbollit ka marrë masa të rrepta sigurie për ndeshjen Serbi–Shqipëri, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” në Leskovac. Vendimi për zhvendosjen e sfidës nga Beogradi është marrë për të shmangur tensionet që kanë shoqëruar përballjet e kaluara, por nuk mbyllet me kaq, pasi vendimi i dytë duket drastik. Është vendosur që të mos ketë bileta fizike për tifozët, pasi ato do të jepen vetëm me verifikim. 

Në bashkëpunim me FIFA-n, UEFA-n dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, është përcaktuar që biletat të mos dalin në shitje të lirë, por të shpërndahen vetëm për persona të verifikuar. Ato do të jepen përmes federatave rajonale, klubeve, shkollave të futbollit, sponsorëve, organizatave të futbollit dhe mediave të akredituara.

Çdo biletë do të jetë e personalizuar dhe hyrja në stadium do të lejohet vetëm me dokument identifikimi. Kontrollet në hyrje do të jenë të rrepta dhe të përshtatura me standardet më të larta të sigurisë. Kujtohet se në vitin 2014 ndeshja mes dy përfaqësueseve në Beograd u ndërpre, gjë që solli pasoja për Kombëtaren serbe në garat ndërkombëtare. Për këtë arsye, autoritetet po marrin të gjitha masat për shmangien e çdo incidenti.

Ndeshja është shpallur me nivelin më të lartë të rrezikut nga FIFA dhe institucionet vendase të sigurisë. Për garantimin e rendit, FIFA do të dërgojë dy oficerë sigurie në Leskovac, ndërsa tifozët mysafirë nuk do të lejohen. Federata Serbe i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të tregojnë sjellje korrekte, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet në kushte të sigurta dhe sportive.

Post navigation

Previous: Serbi-Shqipëri, FSHF me njoftim të rëndësishëm për tifozët
Next: Ndizet derbi, drejtori i Tiranës “tallet” me fanellën e Partizanit

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.