Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

Serie A/ Berisha “shkarkon” Piolin, lë shenjë edhe Ismajli

VETEMSPORT 02.11.2025 2 minutes read
Medon Berishaaaa

Lecce triumfoi minimalisht ndaj Fiorentinës në transfertë, në duelin e javës së 10-të. Vendimtar ishte mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha.

Futbollisti kuqezi shënoi golin e vetëm të takimit, për t’i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së tij. Berisha shfrytëzoi një krosim nga e djathta dhe lëvizi bukur në zonë, për të shënuar golin e parë të takimit.

Për 22-vjeçarin, ky është goli i dytë sezonal në Serinë A në tetë ndeshje, ndërsa numëron edhe një asist.

Ky gol duket se ka vulosur edhe të ardhmen e trajnerit Stefano Pioli. Ai pritet të shkarkohet nga drejtimi i Fiorentinës, pasi në 10 javë nuk ka marrë asnjë fitore. Skuadra nga Firence renditet në vendin e parafundit, me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Në krahun tjetër, Lecce ngjitet në vendin e 15-të me nëntë pikë.

Në duelin tjetër, Torino barazoi 2-2 ndaj Pisas në shtëpi. Në këtë takim, vendimtar ishte edhe Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i Kombëtares, asistoi për Simeone në golin e parë, të shënuar në minutën e 42-të.

Vlen të përmendet se të gjithë golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, ku Pisa kaloi në avantazh të dyfishtë dhe Torino ia doli të rikuperojë.

Post navigation

Previous: Dinamo-Teuta, trajneri Dobi “kërcënon” kundërshtarët
Next: FSHF nderon klubin e Superiores, gati fusha e re

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.