Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Shqipëri-Angli, kryeqyteti nën masa të rrepta sigurie. Policia publikon masat

VETEMSPORT 15.11.2025 2 minutes read
image-362-1024x628

Policia e Shtetit ka prezantuar sot, 15 nëntor, planin e detajuar të masave për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Angli, që do të zhvillohet më 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Autoritetet njoftojnë se janë marrë masa të forta sigurie para, gjatë dhe pas ndeshjes, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Policia ka organizuar shoqërimin dhe mbrojtjen e futbollistëve anglezë nga aeroporti i Rinasit, drejt hotelit, në stadium dhe në kthim.

Kontrolle të imtësishme dhe rend publik në gjithë Tiranën

-Do të kryhen kontrolle të hollësishme në stadium për persona të paautorizuar dhe sende të ndaluara.
-Policia paralajmëron se në hyrje nuk do të lejohen banderola raciste, fishekzjarrë, flakadanë, mjete piroteknike, monedha metalike, çakmakë, karikues, çadra, produkte kozmetike dhe sende të forta.
-Patrulla të shumta do të jenë të shpërndara në gjithë kryeqytetin për të garantuar qetësinë publike.

Kufizime qarkullimi në Tiranë

Nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa rrugë pranë stadiumit do të jenë të bllokuara:
Papa Gjon Pali II, Dervish Hima, Asim Zeneli, Themistokli Gërmenji, Ismail Qemali, Mustafa Matohiti, Jul Variboba, Lekë Dukagjini, Avdyl Frashëri, Skerdilajd Llagami dhe Faik Konica.

Policia paralajmëron edhe për ndëshkime penale:

Hyrja në fushë nga persona të paautorizuar dënohet me gjobë 50 mijë deri në 100 mijë lekë ose deri në 3 muaj burg, nëse pengohet zhvillimi i ndeshjes.

Hedhja e sendeve të forta, fishekzjarreve apo flakadanëve dënohet me burg nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Dhuna ndaj sportistëve, trajnerëve apo arbitrave dënohet me 1 deri në 3 vjet burg; deri në 5 vjet nëse përsëritet apo kryhet nga persona të klubeve.

Hyrja në stadium dhe rekomandimi për tifozët

Portat e “Air Albania” hapen në orën 15:00. Policia u bën apel tifozëve të paraqiten herët për të shmangur radhët dhe mundësinë për të mbetur jashtë pak para ndeshjes.

Për sigurinë e plotë të aktivitetit, janë angazhuar qindra efektivë policie, në bashkëpunim me FSHF-në, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, zjarrfikësen dhe institucionet shëndetësore.

Qëllimi, sipas autoriteteve, është një ndeshje pa incidente dhe me standarde të larta sigurie.

Post navigation

Previous: Gattuso: Fitore 9-0 ndaj Norvegjisë? Kurrë mos thuaj kurrë
Next: Ndiqeni konferencën e trajnerit Silvinjo para ndeshjes Shqipëri-Angli

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026
SILVINJO
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.