Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo: Andorra si me Anglinë, e di kush futet dhe shënon

VETEMSPORT 12.11.2025 4 minutes read
trajneri

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Andorrës në transfertë, sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në “Estadi de la FAF”, nis në orën 20:45. Në prag të këtij dueli, ka folur para gazetarëve trajneri Sylvinho.

Çfarë pret nga kjo ndeshje dhe a do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja në Shqipëri?

Në fakt janë dy ndeshje të ndryshme, për faktin se trajneri i Andorrës është prej shumë kohësh dhe njeh ekipin. Ka mbrojtje të mirë dhe nxjerr maksiumimin nga lojtarët. Andorra pëson maksimumi 2 gola. Edhe në Tiranë ishte tepër e vështirë në fillim. Edhe në ndeshjet e tjera, 45 minuta barazim përballë Serbisë. Është ekip i vështirë për t’u mundur. Luajnë për çdo top dhe çdo centimetër të fushës.

I ke analizuar ndeshjet e Andorrës. Fakti që luajnë në shtëpi do të ketë diferencë te rezultati? A beson se Shqipëria mund t’ia dalë të shkojë në Botëror?

Në fakt po rritemi shumë edhe ne si Federatë. Kur rritemi ne, rriten edhe të tjerët, duke parë kualifikueset në Europian, tani në Kupën e Botës. Diferencat në futboll bëhn gjithnjë e më të vogla, prandaj të sjell pasion futbolli. Kur luan jashtë është më e vështirë se në shtëpi. Play off? Është e vështirë. Jemi në situatë të mirë që nuk e kemi pasur më parë si mundësi, si Shqipëri. Shpresoj që të ndodhë dhe nesër të kemi një ndeshje shumë të mirë.

Mund të na tregosh diçka nga përgatitja e kësaj ndeshje, Shqipëri sulmuese apo të kontrollojmë kundërshtarin?

Ekipi do të jetë i njëjtë përsa i përket shpirtit të garës dhe mënyrës si është ndërtuar. E njëjta gjë siç kemi nisur. Ndryshime mund të ketë, një sulmues më tepër, ndërtimi i skuadrës. Por kjo varet nga kundërshtari. Ky lloji detyrimi për të fituar ka filluar që nga ndeshja me Letoninë. Ne kemi krijuar ekip të ekuilibruar, pësojmë pak. E ruajmë qetësinë dhe kjo na jep ekuilibër për të shkuar te goli. Ndeshje e vështirë, por i njëjti shpirt skuadre.

Injektimi që bëni në trurin e futbollistëve për ekipet më të lehta në letër. Sa përgjegjësi ndjeni për të injektuar mentalitetin e duhur te lojtarët?

Kur kemi luajtur me Serbinë, kemi pasur më shumë ditë për trajnim. Varet si të bie. Nuk na ka rënë të punojmë shumë në fushë, por jemi marrë me video, me lojtarët, duke ngrënë, me video. Në këtë mënyrë shpërndahet mesazhi. Unë i shoh lojtarët shumë të motivuar. Kemi ende një stërvitje. Përsa i përket përgjegjësisë sime, unë e marr gjithmonë. Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë të përqendruar dhe të japin maksimumin. Duhet të menaxhojmë 90 minuta shumë të vështira. Është trajner që njeh shumë mirë lojtarët e tij, merr maksimumin. Ndeshje shumë e vështirë. Dikush mund të thotë kundërshtar i lehtë në letër, por është shumë e vështirë.

Shoferi i makinës sonë jeni ju, keni bërë udhëtim të gjatë. Me çfarë marshi do të luani nesër?

Nesër deri nga orari i drekës do të vendosim për lojtarët që do të futen në fushë. Më shumë se sa për modulin e lojës, fokusohem te karakteristikat e lojtarëve, ku mund të marrë topin më lehtësisht, ku të ketë hapësirë për të bërë lojën e kundërshtarit. Ky është elementi që jemi fokusuar. Mund të ketë ndryshime, por nuk mendoj për modulin e lojës.

Duke qenë se Andorra mbron mirë. Mund të shohim nesër dy uingera që bëjnë edhe rolin e 10-shit?

Nuk jam i fokusuar te moduli. Dua lojtarë që krijojnë hapësira edhe për bashkëlojtarët. Andorra ndryshon nga Serbia. Është ekip që nuk pëson shumë gola, bllokon linjat. Lojtarët e dinë sepse ne e kemi diskutuar këtë.

Disa lojtarë s’kanë minuta dhe të tjerë s’bëjnë gola?

E kam të qartë se cilët lojtarë do të futen dhe të shënojnë gol. S’jam i shqetësuar për minutat, lotjarët kanë ardhur shumë mirë nga ana fizike. Kemi 4-5 lojtarë që shënojnë në këto vite rrugëtimi së bashku. E kam të qartë.

Post navigation

Previous: Zhgënjim total, Ukraina i jep “leksion” Shqipërisë U-19
Next: E BUJSHME/ Skuadra shqiptare tenton Zoran Zekiç për stolin

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026
SILVINJO
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.