
Shqipëria ka marrë një lajm të keq në prag të grumbullimit. Sulmuesi kryesor, Rey Manaj ka humbur ndeshjen me Poloninë, për shkak dëmtimi.
Lushnjari do të jetë jashtë për dy muaj dhe sezoni për të thuajse është mbyllur.
Kjo është një goditje e rëndë për Kombëtaren, pasi Manaj shihet titullar i padiskutueshëm nga Silvinjo.
Trajneri kuqezi duket se e ka gati zëvendësuesin. Vendin e Manajt pritet ta marrë Indrit Tuci, i cili ka qenë edhe më parë pjesë e kuqezinjve.






