Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo shtang me deklaratën: Më vjen keq ta them, por Shqipëria nuk është…

VETEMSPORT 08.09.2025 4 minutes read
sILVINJO

Trajneri Silvinjo, e cilësoi si ndeshje kyçe atë të Shqipërisë ndaj Letonisë, në rrugëtimin për Botëror.

Tekniku kuqezi deklaroi se Kombëtarja është në një moment të mirë, pavarësisht presionit. Ndër të tjera, ai theksoi se pret një paraqitje të mirë nga lojtarët në fushë, ndërsa u ndal edhe te miqësorja ndaj Gjibraltarit.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili tha se ndeshja ndaj Letonisë, është mundësia e fundit për të shpresuar te kualifikimi në Botëror. 

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel.

Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte atmosferë ndryshe. Puna me kombëtare është ndryshe nga ajo në klub. Ishte hera e parë që Berisha luajti. Doja t’i shihja lojtarët e rinj. Tu kërkosh atyre 6-0 është e vështirë. Prisja më shumë, por po përgatitemi mirë.

Ende nuk kam vendosur për titullarët, por do të ketë ndryshime. Formacionin do e vendos nesër.

Është një moment i mirë në Kombëtares. Edhe pse ka presion, kur e ke gjithçka në dorë vetë, është moment i mirë. Zakonisht kur ke rezultat të mirë, gjërat ndryshojnë për mirë. Më shumë sesa duhet të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e Europës, shqetësohem për lojtarët që kanë ndryshuar trajner apo ekip.

Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel që të zgjedhim lojtarët që kanë më shumë minuta për të luajtur me ne. Ka ndodhur që kam sjellë një lojtar që në ndeshjet e fundit nuk kishte luajtur dhe kjo nuk më shqetëson.

Pas ndeshjes me Gjibraltarin nuk mund të thoja që lojtarët që luajtën për herë të parë nuk luajtën mirë. Pashë momente të mira, por kishte dhe nevojë për përmirësime. E rëndësishme është që lojtarë të tillë të vrapojnë dhe të luajnë në fushë. Nuk kishin luajtur me njëri-tjetrin. Nuk është e drejtë që t’i vë ata në presion për herën e parë që luajtën me ne. Nuk di nëse ka një lojtar shqiptar që ka shënuar tripletë në një ndeshje. Jam i sigurt që nesër do të jetë performancë e mirë.

Asani dhe Broja janë shumë mirë. Në gjendje optimale. Janë lojtarë ndryshe në karakteristika, por shumë të mirë. Kanë besimin tim dhe më pëlqejnë. Ndoshta njëri prej tyre mund të startojë.

Ndaj Anglisë kemi bërë mirë. Ndaj Andorrës kemi pasur performancë dhe rezultat të mirë. Ndaj Serbisë kishim lojë, por jo rezultatin. Në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë nuk më pëlqeu pjesa e parë. Në raste kur do të shkosh në Botëror, janë gabime që i paguan shtrenjtë.

Është një ndeshje kyçe. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për Botërorin. Edhe ndeshja në Riga ishte po ashtu. Është një ndeshje e vështirë. Duhet të përgatitemi mirë. Jemi një. Duhet të futemi në fushë dhe të marrim fitoren. Edhe pse ka pak presion është ndeshje e rëndësishme.

Julian Shehu është një lojtar shumë i mirë. E dimë si luan tek ekipi i tij, ndërsa atje vendos trajneri i tij, ndërsa këtu vendosim ne. Na ka ndihmuar shumë në ekip dhe mund të them se është një djalë i shkëlqyer.”, u shpreh Silvinjo.

Post navigation

Previous: Broja merr vendin e Asanit, shikoni formacionin e Silvinjos
Next: Fund dramatik! Kombëtarja e njohur kualifikohet në Botëror

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026
SILVINJO
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.