Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Skandali i basteve, pezullohen mbi 1 mijë lojtar. Njëri luajti në Champions

VETEMSPORT 11.11.2025 1 minute read
Eren Elmali

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar mbi një mijë lojtarë në kuadër të një hetimi të gjerë mbi baste të paligjshme. Ndër të pezulluarit është edhe mbrojtësi Eren Elmali, pjesë e Galatasaray në Champions League këtë sezon.

Lojtari 25-vjeçar pranoi se kishte vendosur një bast pesë vite më parë në një ndeshje që nuk përfshinte skuadrën e tij. Ai u përjashtua nga grumbullimi i kombëtares për ndeshjet kualifikuese ndaj Spanjës dhe Bullgarisë.

Së bashku me Elmali, edhe shoku i tij i skuadrës Metehan Baltaci është në mesin e 1,024 lojtarëve të dërguar për ndëshkim disiplinor. Federata vendosi gjithashtu pezullimin për dy javë të kategorive të tretë dhe të katërt, ndërsa ndeshjet e Superligës dhe të kategorisë së dytë do të zhvillohen normalisht.

Hetimi ka përfshirë edhe mbi 150 gjyqtarë të akuzuar për baste në ndeshje, përfshirë disa të nivelit të lartë. Presidenti i Federatës, Ibrahim Haciosmanoglu, tha se synimi është pastrimi i futbollit turk dhe rikthimi i integritetit të tij.

Post navigation

Previous: Humbja me Vllazninë, zbulohet vendimi surprizë ndaj Daja
Next: Pritet te Partizani, Orges Shehi shfaqet me drejtorin e… Tiranës

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

bandicam-2026-04-13-17-28-13-746 (1)
  • Kampionati

VIDEO/ Plas keq te Dinamo! Lojtarët zihen me njëri-tjetrin në fushë

VETEMSPORT 13.04.2026
MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.