Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Humbja me Vllazninë, zbulohet vendimi surprizë ndaj Daja

VETEMSPORT 11.11.2025 2 minutes read
ilir daja

Dinamo pësoi humbjen e parë në fazën e dytë të kampionatit, duke u mundur në Shkodër me rezultatin 1-0. Ky takim solli polemika të shumta nga të dyja kampet dhe shkak për këtë u bënë deklaratat nga të dy trajnerët.

Megjithatë, duket se humbja në Shkodër është lënë pas dhe te Dinamo kanë kërkuar pak qetësi para se të nisin përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Elbasanit. Kështu, duke përfituar edhe nga ndeshjet e Kombëtares që luhen më 13 dhe 16 nëntor, Ilir Daja ka vendosur të lërë pushim skuadrën e tij. Që nga e shtuna, skuadra ka qenë me pushime dhe u rikthye në fushë ditën e sotme për të kryer seancën e parë stërvitore, ku edhe nisin përgatitjet për takimin e ardhshëm në kampionat, ndaj Elbasanit.

Daja do të duhet të nisë përgatitjet me mungesa të shumta. Naser Aliji është grumbulluar nga Shqipëria për dy ndeshjet e radhës, ndërkohë që së bashku me Alijin është edhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi.

Me Kosovën U21, është grumbulluar sulmuesi i skuadrës blu, Hekuran Berisha i cili është bërë një pjesë e rëndësishme e “dardanëve”, ku edhe më parë ka shënuar për Kosovën. Dy lojtarët dhe Bozhiqi pritet të bashkohen me skuadrën pas përfundimit të ndeshjeve dhe do të kenë pak ditë në dispozicion për të përgatitur sfidën e radhës në kampionat, ku synohet revanshi ndaj verdhebluve.

Norka Security

Post navigation

Previous: “Plas” keq, përjashtohet Lamine Yamal
Next: Skandali i basteve, pezullohen mbi 1 mijë lojtar. Njëri luajti në Champions

LEXO EDHE:

guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.